Perez i fiksuar pas Haaland, Reali bën gati ofertën për të në verë

Real Madrid po shfrytëzon këtë periudhë të ndalimit të futbollit për të menduar për merkaton e verës. Klubi mbretëror ka vendosur që të investojë në fazën e sulmit, teksa objektivi kryesor është Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez, i afruar vetëm në janar te verdhezinjtë, është objektiv i shumë skuadrave të mëdha europiane.

Talenti 19-vjeçar ka një klauzolë prej 75 milionë eurosh, e cila në fakt është e vlefshme vetëm duke filluar nga viti 2022. Perez në këtë mënyrë duhet të ulet në tavolinë me skuadrën gjermane për të diskutuar për çmimin, teksa duhet të punojë për të bindur edhe agjentin e lojtarit Raiola.

Juventus është skuadra tjetër që ka shfaqur shumë interes, por bardhezinjtë mund të presin deri në 2022 për të shfrytëzuar klauzolën. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP