Perez injoron keq Cristiano Ronaldon: Rikthimi i CR7? Është 38 vjeç!

E ardhmja e Cristiano Ronaldos vijon të mbetet një dilemë  madhe. Kanë qenë të shumta skuadrat për të cilat janë përfolur si e ardhmja e portugezit, por për momentin nuk ka asgjë zyrtare.

Pak javë më parë u përfol për një kalim të tij në Madrid, jo te Reali, por edhe te Atletico. Tani për tani, nuk përjashtohet mundësia apo dëshira e tifozëve madrilenë, por edhe e vetë Cristiano-s që të rikthehet në “Santiago Bernabeu”.

Një grup i vogël tifozësh madrilenë, të cilët po qëndronin në të njëjtin hotel në Helsinki (pas finales së Super Kupës së Europës) kanë pyetur presidentin e Real-it, Florentino Perez mbi mundësinë e rikthimit të portugezit në Madrid.

Swiss Digital Desktop Reklama

“President, firmos me Cristiano-n”, kanë thërritur tifozët, ndërsa Perez nuk vonoi në reagimin e tij dhe ishte epik.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kush? Ronaldo? Tani, përsëri te ne? 38 vjeç?”, dhe u largua duke qeshur.

Gjithsesi pavarësisht reagimit të Florentino-s, skenari i rikthimit të tij te Real Madrid nuk mund të përjashtohet.

La insólita respuesta de Florentino Pérez cuando le pidieron que fiche a Cristiano Ronaldo

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?