Perez kritik ndaj PSG: Çmenduri që na refuzuan 200 milionë euro për Mbappe!

Fiorentino Perez nuk e ka pritur mirë refuzimin e PSG gjatë verës për Kylian Mbappe. Në një prononcim presidenti i Los Blancos ka sulmuar drejtuesit e klubit parisien për faktin që refuzuan një ofertë prej 200 milionë eurosh nga merenguesit për kartonin e sulmuesit të talentuar.

“Kontratat duhet ti respektojmë, por do të tentojmë të afrojmë futbollistët më të mirë në qarkullim. Për ta bërë këtë duhet të kemi edhe disponiblitetin ekonomik. Në këtë kohë edhe kur ofron 200 milionë euro nuk t’i shesin. Është më mirë t’i marësh kur shkojnë në skadencë kontrate, sepse në këtë moment ekziston çmenduria e klubeve që janë në pronësi të shteteve të ndryshme që nuk t’i shesin futbollistët”, theksoi Florentino Perez.

Florentino Perez beson ende te realizimi i projektit të Superligës Europiane me Realin e Madridit, një nga tri klubet inciatore të këtyre kompeticioneve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?