Perez: S’po mendojmë për Mbappe dhe Haaland, i kemi më të mirët në ekip

Real Madrid për momentin nuk po mendon as për Mbappe dhe as për Haaland. Në një deklaratë të dhënë së fundmi, presidenti i Los Blancos, Fiorentino Perez është shfaqur mëse i lumtur me lojtarët aktual që ka në dispozicion.

“Mbappe te Reali? Është diçka jashtë diskutimit, por në të ardhmen asnjëherë nuk mund t’i dihet.

Sulmuesit e Real Madridit po dhurojnë spetkakël, teksa sipas meje Rodrygo dhe Vinicius në të ardhmen mund të fitojnë Topin e Artë.

Haaland? I kemi më të mirë”, ka thënë presidenti i Real Madridit, Fiorentino Perez për Cadena Ser. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP