Përfaqësuesja shqiptare e Regbisë nën drejtimin e Xhino Drangut dërrmon në një fotore 57–0 Greqinë

Përfaqësuesja shqiptare e Regbisë nën drejtimin e Xhino Drangut dërrmon në një fotore 57–0 Greqinë

Nga Albert Vataj
Nën drejtimin e vendosur dhe vizionar të Xhino Drangut, përfaqësuesja shqiptare e Regbisë shkroi një faqe të artë në historinë e sportit shqiptar. Në një mbrëmje që do të kujtohet gjatë, skuadra kuqezi shkatërroi me rezultat të pastër 57–0 ekipin e Greqisë, në një miqësore zyrtare të njohur nga Federata Botërore e Regbisë. Kjo fitore nuk është vetëm sportive; është një shpërthim i identitetit, një dëshmi e përkushtimit dhe energjisë së re që Drangu i ka injektuar këtij sporti në Shqipëri. Nën drejtimin e tij, Regbia shqiptare nuk përfaqëson vetëm konkurrim, ajo mishëron karakter, disiplinë dhe mision kombëtar.


Nën drejtimin vizionar të Xhino Drangut, president i Federatës Shqiptare të Regbisë, Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të historisë së saj sportive. Ajo që deri para pak vitesh dukej si një ëndërr e largët – ngritja e këtij sporti të rrallë në vend, po kthehet në realitet falë përkushtimit, këmbënguljes dhe organizimit të palodhur të Drangut dhe ekipit të tij.
Kjo punë e gjatë mori një vulë të jashtëzakonshme më 22 nëntor, kur Kombëtarja shqiptare e regbisë arriti një fitore historike kundër Greqisë, në një ndeshje miqësore zyrtare të miratuar nga Federata Botërore e Regbisë.
Shqipëria dominoi plotësisht takimin, duke triumfuar me rezultatin e pastër 57-0, një shifër që flet jo vetëm për forcën e ekipit, por edhe për seriozitetin me të cilin po ndërtohet ky sport në vend. Kjo fitore u cilësua menjëherë nga ekspertët dhe entuziastët si një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e regbisë shqiptare.
Në këtë sukses, roli i Xhino Drangut është i padiskutueshëm. Ai ka ditur të krijojë strukturë, të ndërtojë besim, të formojë ekipe, të gjejë partneritete ndërkombëtare, të shtyjë përpara zhvillimin e talenteve të rinj dhe të projektojë një vizion afatgjatë për regbin në Shqipëri. Përpjekjet e tij kanë vendosur themele solide dhe kanë sjellë frytet e para, fryte që tashmë shihen publikisht dhe me krenari.
Fitorja 57–0 ndaj Greqisë nuk është thjesht një rezultat sportiv; është një deklaratë.
Një dëshmi se, me vullnet, profesionalizëm dhe udhëheqje të drejtë, edhe një sport i sapolindur në Shqipëri mund të konkurrojë denjësisht, të ngrejë flamurin kuqezi dhe të nxisë një brez të ri sportistësh.

Nën drejtimin e Drangut, regbi shqiptar ka bërë hapin e madh nga margjina në skenën ndërkombëtare. Ky është vetëm fillimi.
Arritja e Xhino Drangut nuk është thjesht një sukses sportiv; ajo është një histori që ngrihet mbi sakrificën, dinjitetin dhe rrënjët e thella familjare. Origjina e tij, e lidhur ngushtë me figurën e të atit, Çesk Drangu — ish i përndjekur dhe i dënuar politikisht, i jep çdo fitoreje një dimension krejt tjetër. Për Xhinon, të udhëheqësh Regbinë shqiptare nuk është vetëm detyrë, as ambicie personale; është një mision i trashëguar, një borxh moral për të nderuar një jetë të sakrifikuar padrejtësisht dhe për të shndërruar dhimbjen e historisë në forcë krijuese.
Dhe pikërisht ky mision u pa qartë në fushën e lojës mbrëmjen e 22 Nëntorit, kur Shqipëria arriti një rezultat historik kundër Greqisë. Në miqësoren zyrtare të miratuar nga Federata Botërore e Regbisë, skuadra kuqezi dominoi bindshëm, duke fituar me rezultatin e pastër 57–0. Por kjo nuk ishte thjesht një ndeshje. Ishte një demonstrim karakteri. Një shpërthim energjie, disipline dhe pasioni që prej vitesh Xhino Drangu po përpiqet ta ndërtojë gur më gur.


Triumfi 57–0 nuk është vetëm një shifër në tabelë. Është simbol i një zëri të ri sportiv që po ngrihet në Shqipëri; është shpërblimi i përkushtimit të një djali që mbart ëndrrën e të atit dhe e shndërron atë në realitet përmes punës, sakrificave dhe besimit të palëkundur. Në këtë fitore nuk festohet vetëm ekipi, por edhe kujtesa, dinjiteti dhe drejtësia e një historie që më në fund po shkruhet me ngjyra fitoreje.
Rezultati 57–0 është dëshmi se kur një pasion personal bëhet mision kombëtar, atëherë sporti ngrihet mbi kufijtë e fushës së lojës dhe kthehet në triumf shpirtëror. Dhe në këtë histori, Xhino Drangu mbetet jo vetëm presidenti i Federatës së Regbisë, por edhe një bartës i trashëgimisë së një shpirti të madh shqiptar që po rilind përmes së birit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?