Përfaqësuesja U21 e Kosovës nis përgatitjet për kampionatin Ballkanik

Në palestrën sportive “Verde” të Podgoricës në Mal të zi nga data 02-06 gusht 2017 do të mbahet Kampionati i 43-të Ballkanik për Senior – U21 (i 15 për U21).

Kosovën në këtë kampionat do ta përfaqësojnë:

Lojtar: Ylli Dragidella, Fatih Karabaxhaku, Kreshnik Mahmuti, Leart Beqiri, Alma Mehmeti, Bleona Mehmeti, Edona Shabani dhe Blenda Lushaj

Trajner: Besart dhe Besire Domaniku

Delegat: Nehat Citaku

Gjyqtar: Idriz Prestreshi dhe Shefqet Jashari

Kampionati Ballkanik do te organizohet në të gjitha disiplinat, në garat ekipore, individuale, çifte meshkujsh, çifte femrash dhe në çifte te përziera.

Për këtë arsye përfaqësuesja U21 e Kosovës me 20 korrik ka udhëtuar në Shkup për të zhvilluar një ndeshje miqësore në konkurrencën e meshkujve U21 në mes të Maqedonisë dhe Kosovës në kuadër të përgatitjeve për këtë Kampionat.

Në sallën e vogël të klubit të PP Telekom të Shkupit, në një tavoline u zhvilluan të gjitha takimet në sistemin secili me secilin dhe ndeshja përfundoj 6:3 në të mirë të Maqedonisë. Vlen të theksohet se të gjitha ndeshjet u karakterizuan me rivalitet të madh dhe 4 ndeshje nga 9 sosh përfunduan me rezultat të ngushtë 3:2 dhe të gjitha i fituan lojtarët Maqedonas.

Nga lojtaret tanë u dalluan Kreshnik Mahmuti me 2 fitore  dhe Fatih Karabaxhaku me 1 fitore. Yll Dragidella nuk pati fat kur në ndeshjen e dytë kishte “top meq” kundër lojtarit me të mire të Maqedonisë.

Përveç kësaj ndeshje miqësore, përfaqësuesja U21 Meshkujt dhe Femrat, do të kenë edhe një kamp përgatitor që është paraparë të mbahet nga 24 deri më 29 korrik në Therandë, ku në të njëjtën kohë do të organizohet edhe kampi veror për pingpongistët e rinj të FPPK-së.

SHKARKO APP