Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari përkrah Presidentit Duka në derbin e kryeqytetit
Shkëlqim Hajdari, i sapoemëruar prefekt i qarkut të Tiranës, ka qenë i pranishëm në stadiumin Air Albania Stadium gjatë derbit të kryeqytetit, ku Partizani mposhti Tiranën me rezultatin 2-0.
Prefekti Hajdari ishte i shoqëruar nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, të cilët ndoqen nga afër lojën ku të kuqtë dominuan nga minuta e parë. Golat e Sidibe dhe Iskandarli vendosën fatin e derbit dhe vulosën një fitore të rëndësishme për Partizanin.
Pjesëmarrja e Hajdarit në këtë sfidë tregon interesin e administratës vendore për ngjarjet sportive dhe mbështetjen ndaj futbollit të kryeqytetit, ndërkohë që stadiumi vijon të mos ketë tifozerinë e pritur në vitet e fundit.

KOHA JONË SONDAZH

