Përforcim në sulm, Tirana prezanton afrimin e parë dhe është një 24-vjeçar
Në nisje të vitit, Tirana ka njoftuar afrimin e parë në merkaton e dimrit. Bardheblutë prezantuan sulmuesin Emmanuel Ernest.
24-vjeçari vjen pas aventurës me Aarau në Zvicër, me të cilët u bashkua në verë. Tirana bën të ditur se me sulmuesin ka firmosur kontratë për dy sezone.
“Klubi i Futbollit Tirana njoftoj afrimin e lojtarit Emmanuel Ernest. Sulmuesi do të vishet bardheblu për dy sezone. 24 vjeçari i është bashkuar sot ekipit në seancën stërvitore”, thuhet në njoftim.