Përfshirja në baste sportive, Sandro Tonali dënohet dhe nga Federata Angleze
Sandro Tonali ka marr një dënim tjetër, prej aktiviteteve të paligjshme që ushtron, teksa këtë herë ishte, Federata Angleze e Futbollit, që ka ndëshkuar mesfushorin italian për përfshirje në baste sportive në periudhën 12 gusht-13 tetor të vitit të kaluar.
Pas përfundimit të hetimeve, FAF vërtetoi se Tonali ka luajtur të paktën 50 baste sportive për shifrën e 100 mijë paundëve gjatë kohës që aktivizohej me Neëcastle në Premier League dhe për këtë shkelje e dënoi mesfushorin italian me dy muaj pezullim dhe 20 mijë paundë gjobë,
Mirëpo ndryshe nga vendimi i Federatës Italiane, kësaj here mund t’i shpëtojë pezullimit, pasi dënimi dy mujor është me kusht deri në fund të sezonit të ardhshëm dhe do të hyjë në fuqi, vetëm nëse mesfushori përsërit sërish të njëjtën shkelje.
Tonali u transferua te Neëcastle verën e 2023-shit për shifrën e 70 milionë eurove, por luajti më pak se dy muaj me klubin anglez, pikërisht për shkak të pezullimit për përfshirjen në bastet sportive, diçka rreptësishtë e ndaluar për futbollistët profesionistë.