Perisic i jep lamtumirën Interit: I lumtur që isha pjesë e një skuadre të tillë!

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ivan Perisic ka përshëndetur Interin për transferimin e tij te Tottenham. Futbollisti kroat do te largohet me parametra zero nga skuadra zikaltër.

“Pas 254 ndeshjesh, 55 golave, 49 asistimeve, 3 trofeve dhe 18,934 minutave të kaluara në fushë me këtë fanellë të lavdishme, aventura ime te Inter përfundon këtu. Nëse çdo fund shënon një fillim të ri, është e rëndësishme të kthej kokën pas në këto vite të kaluara

Dhe dua të ndaj me ju krenarinë time të sinqertë për punën e bërë dhe qëllimet e arritura së bashku. Interi me ka dhënë shumë si lojtar dhe dua t’i falenderoj edhe për të gjithë familjen time.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për skuadrën, për stafin, për të gjithë punonjësit, por mbi të gjitha për tifozët: ju do të keni gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Unë largohem i nderuar që kam qenë pjesë e këtij klubi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me kaq shumë emocione në zemrën time, ju lë të thoni … Është një gëzim i pafund, që zgjat një jetë, Pazza Inter, duaje atë”, shkroi futbollisti kroat që ka firmosur për dy sezone me Tottenhamin.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?