Perisic i ngec “në derë” Interit, Bayerni nuk aktivizon të drejtën e blerjes
Bayern Munich ka vendosur për të mos blerë Ivan Perisic. Një lajm i keq ky për Interin që është konfirmuar nga trajneri i bavarezëve Hansi Flick në një intervistë për mediat.
Edhe pse zhvilloi një sezon pozitiv me kampionët e Europës duke u aktivizuar në shumë ndeshje si titullar, megjithatë afrimi i Sane i ka mbyllur dyert Perisicit që nuk do të blihet nga Bayerni ashtu si Coutinho dhe Odriozola.
Interi duhet t’i gjejë një destinacion të ri futbollistit ndërkohë që ekziston edhe mundësia që kroati të qëndrojë te skuadra e Contes dhe të jetë sulmuesi i 4-t në repartin e avancuar të skuadrës zikaltër.