Përjashtimi i Rabiot nga Marseille, Milan dhe Inter gati ta “rrëmbejnë”
Adrien Rabiot është përjashtuar nga skuadra e Olympique Marseille, pas një konflikti me shokun e tij të ekipit, Roëe, në fund të ndeshjes së parë të Ligue 1 kundër Stade Rennais. Të dy futbollistët e përfshirë në sherr janë vënë menjëherë në listën e transferimeve nga klubi francez, duke hapur skenarë të rinj merkatoje.
Sipas Il Messaggero, për ish-mesfushorin e Juventusit kanë nisur të lëvizin fuqishëm dy gjigantët e Serie A, Interi dhe Milani. Në veçanti kuqezinjtë, të drejtuar nga Massimiliano Allegri, trajneri që Rabiot pati gjatë viteve të tij më të mira te “Zonja e Vjetër”, po e shohin seriozisht mundësinë për ta sjellë në Milano.
Një opsion që po merret në konsideratë është përfshirja e Ismael Bennacer në marrëveshje. Mesfushori algjerian, që sezonin e kaluar u aktivizua në huazim pikërisht te Marseille, mund të shërbejë si “çelës” për të ulur koston e operacionit.
Megjithatë, pengesa kryesore për transferimin e Rabiot mbetet paga e tij e lartë: mesfushori francez përfiton rreth 6 milionë euro në sezon, ndërsa në negociata një rol vendimtar do ta ketë edhe nëna dhe menaxherja e tij, Veronique Rabiot, e njohur si një negociatore e fortë dhe e vështirë.
KOHA JONË SONDAZH

