Përjashtimi nga Lojërat Paralimpike Rio 2016, ankohen edhe 84 atletë rusë

Edhe 84 atletë të tjerë rusë me aftësi të kufizuara kanë paraqitur ankesa pranë Gjykatës së Bonnit në Gjermani për shkak të ndalimit të pjesëmarrjes së tyre në Lojërat Paralimpike Rio 2016.

Pak ditë më parë, 10 atletë nga Rusia u drejtuan në Gjykatën e Bonnit, pasi në këtë qytet ndodhet selia e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar (KPN). Ankesë kjo që u hodh poshtë nga arbitrazhi gjerman.

Siç dihet, KPN nuk lejoi pjesëmarrjen e ekipit paralimpik rus në Rio 2016 për shkak të gjoja rolit të shtetit rus në programin e përdorimit të dopingut. Deri më tani, përpjekjet për të kontestuar këtë vendim skandaloz në gjyq nuk patën sukses.

Swiss Digital Desktop Reklama

KPN përjashtoi më shumë se 170 sportistë rusë në bazë të raportit të komisionit të Agjencisë Botërore Anti-Doping (WADA) me në krye Richard McLaren. Sipas Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, përjashtimi i paralimpikëve nga garat në Rio është “jashtë kufijve të ligjit, moralit dhe humanizmit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?