Përjashtohet Romano Fenati, shtypi frenat e rivalit të tij që ecte me 225 km/h
E ardhmja e turpshme e Romano Fenatit në Moto2 është në dyshim pasi u shkarkua nga skuadra dhe kontrata e tij për sezonin e ardhshëm u anullua.
Fenati u skualifikua nga një garë Moto2 në Misano të Italisë për sjellje të papërgjegjme.
Gjatë garës të së dielës, ai iu afrua rivalit të tij Stefano Manzi duke i shtypur frenat, ndërsa ky i fundit ecte me 225 km/h.
Përfundimisht, Fenati kishte ardhur për t’u bashkuar me ekipin MV Agusta të Manzi për sezonin e ardhshëm dhe konsiderohej si një yll në rritje, por sjellja e tij e pamatur ka shkaktuar që ekipi të njoftojë anulimin e kontratës së tij.
Ne pamjet e publikuara shihet Fenati që i afrohet Manzi, dhe më pas përpiqet ta arrijë dhe ti tërheqë levën e frenave në dorëzën e djathtë të rivalit të tij.
Fatmirësisht ky incident nuk rezultoi me përplasje serioze.

KOHA JONË SONDAZH

