Perla e Brojës s’i mjafton Southampton, Liverpoli fiton në “frymën e fundit” (VIDEO)

Liverpooli arrin që të fitojë në frymën e fundit 1-0 ndeshjen ndaj Wolves dhe të marr kreun e renditjes.  “The Reds” patën shanset më të mira me Diogo Jotën, por sulmuesi nuk ishte në ditën e tij më të mirë duke mos arritur që të finalizojë aksionet. Në fundin ndeshjes, kur dukej se nuk do të kishte më shpresa, Origi shënoi në zonë golin e fitores pas një asisti të Mohamed Salah. Me këtë fitore Liverpooli ngjitet në krye me 34 pikë, 1 më shumë se Chelsea.

Southampton nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Brighton. Protagonist absolut ishte Armando Broja, i cili vendosi ndeshjen me një super gol të shënuar në minutën e 29-të. Sulmuesi i Kombëtares sonë me një finte të bukur nxori jashtë loje kundërshtarin dhe më pas e dërgoi në kuadrat. Goli i tretë në 3 ndeshje në të cilat është aktivizuar  si titullar duke shpërblyer besimin e trajnerit të tij. Gjithsesi goli i tij nuk do të mjaftonte, pasi në shtesë Brighton shënoi golin e barazimit me Maupay. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?