“Perla” e Giroud thyen Holandën e “bukur”, Franca shijon 3 pikët e para (VIDEO)
Franca merr 3 pikët e para në Ligën e Kombeve, duke fituar super ndeshjen e mbrëmjes së sotme ndaj Holandës në shifrat 2-1. Kampionët e Botës kanë vuajtur jo pak ndaj “tulipanëve”, të cilët kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë.
Mbappe zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 14-të, pas një pasimi mjaft të mirë të Matuidi nga krahu i majtë. Kundërpërgjigja e Holandës erdhi në pjesën e dytë me Babel që shënoi një gol të ngjashëm, pas një krosimi fantastik nga krahu i kundërt i Tite.
“Gjelat” reaguan mjaft mirë duke gjetur golin e avantazhit me një super gol të shënuar nga Giroud në minutën e 75-të. Franca ngjitet në vendin e parë në Grupin 1 të Ligës A, duke lënë pas Gjermaninë me 1 pikë dhe Holandën pa asnjë./Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

