Përleshje dhe dhunë mes tifozëve në ndeshjen Lyon – Beshiktash (VIDEO)

Ndeshja e Ligës së Europës mes Olimpik Lion dhe Beshiktash është paraprirë nga kaosi për shkak të incidenteve që kanë ndodhur gjatë gjithë pasdites në qytetin francez. Kjo ka bërë që autoritetet të vendosin për shtyrjen e takimit.

Tifozët turq dhe ato francezë janë përplasur në pjesë të ndryshme të qytetit dhe palët nuk kanë ngurruar që të shkëmbejnë shkelma e grushte edhe me forcat e policisë. Të gjendur nën breshërinë e fishekzjarrëve, policia i është kundërpërgjigjur grupeve të tifozerisë edhe me gaz lotsjellës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja e sotme është cilësuar e rrezikshmërisë më të lartë nga autoritetet lokale të cilat kanë caktuar numra të lartë forcash rendit,

Swiss Digital Mobile Reklama

Por pas hyrjes së tifozëve në stadium, tifozët turq kanë hedhur fishekzjarrë drejt atyre francezë të cilët kanë gjetur shpëtim vetëm duke hyrë në fushë, për të shtyrë fillimin e ndeshjes.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=DEDd79_nJhs” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?