Përmbysi grekët me dopietë, mediat italiane i vendosin notë të lartë Gjimshitit
Atalanta fitoi në shifrat 2-1 ndaj Olympiacos, por la të hapur gjithçka për çështjen e kualifikimit. Lojtari i ndeshjes ishte Berat Gjimshiti, i cili ishte autori i dy golave, që i lejuan Gasperinit të shijonte një sukses të merituar.
“La Gazzetta dello Sport” shkruan: “Në anën e tij luan Masouras, kur e sheh se nuk i shkakton probleme shkon të bëjë sulmuesn”,
“Corriere dello Sport” shkruan se “ai u bë idhulli i mbrëmjes me një dopietë të papritur”.
Për Tuttosport ai është “heroi i mbrëmjes”, ndërkohë që “Corriere di Bergamo” shkon më tej me komentin: “në mbrëmjen europiane ai është i destinuar të fluturojë: në dy minuta e përmbysi ndeshjen me lëvizje në qendër të sulmit”.
Vlerësimet nga mediat:
TMW: 7,5
Gazzetta dello Sport: 8
Corriere dello Sport: 7,5
Tuttosport: 8
Corriere di Bergamo: 8
KOHA JONË SONDAZH

