Përmendi emrin e Sukur, komentatori i TRT në Turqi shkarkohet nga puna në pushimin e ndeshjes

Në kanalin televiziv turk “TRT”, komentatori Alper Bakırcıgil u kujtoi shikuesve turq se goli më i shpejtë në një Botëror të futbollit është shënuar nga legjenda turke Hakan Sukur. Një veprim që sipas punëdhënësit të tij nuk duhet ta bënte.

Gjatë pushimit së ndeshjes Marok-Kanada, Bakırcıgil u hoq nga ekrani dhe u zëvendësua nga një koleg. E pas ndeshjes ka marrë njoftimin për shkarkim, shprehet ai vetë në “Twitter”.

“Më pushuan nga TRT-ja, ku punova me krenari për shumë vite, pas ngjarjes që ndodhi sot (e enjte)”, ka shkruar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hakan Sukur me të vërtetë shënoi golin më të shpejtë në historinë e Kupës së Botës kur, pas vetëm 11 sekondash, ai vendosi Turqinë në avantazh në ndeshjen e Kupës së Botës në 2002. Por që atëherë, Sukur konsiderohet nga qeveria turke si i lidhur me terrorizmin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?