Përplaset me trajnerin e ekipit, Memushaj nuk grumbullohet nga Pescara

Kapiteni i Pescara-s në Seria B, Ledian Memushaj nuk është grumbulluar për ndeshjen e radhës në kampionat me Chievon nga trajneri Luciano Zauri. Shkak është bërë një përplasje e mesfushorit shqiptar me trajnerin e abrucezëve.

Memushaj i ka kërkuar llogari këtij të fundit për faktin se është zëvendësuar në 6 takime gjatë këtij sezoni, i fundit ka ardhur në fitoren 2-0 ndaj Livornos së Tramezzanit me vlonjatin që ka lënë fushën në minutën e 82-të. T

rajneri Zauri pasi ka debatuar me Memushajn i ka kërkuar futbollistit shqiptar të ketë më shumë respekt për shokët e skuadrës pasi të gjithë dëshirojnë të luajnë dhe për këtë arsye ai e ka lënë jashtë sfidës ndaj Chievos.

SHKARKO APP