Përplasi një makinë të parkuar dhe u largua, De Ligt rrezikon 3 vite burg

Telashe të mundshme ligjore për Matthijs De Ligt, qendërmbrojtësi holandez i  Bayern Munich. Sipas asaj që raporton “Bild”, më 7 gusht lojtari holandez përplasi makine e tij Audi Q8 E-tron (vlen diku te 60 mijë euro) me një makinë tjetër të parkuar pranë qendrës stërvitore të Bayernit.

Gazeta gjermane e lajmeve pretendon se lojtari holandez më pas ‘thjesht u largua’ nga vendi i ngjarjes, me dëshmitarët që thirrën linjat e urgjencës së policisë për t’i njoftuar për incidentin. BILD gjithashtu deklaron se makina e De Ligt më pas u tërhoq dhe u konfiskua.

Ky fakt mund t’i kushtojë lojtarit të Bayernit, një dënim që shkon deri në 3 vite burg.

“Nëse dënoheni, përballeni me tre vjet burg ose gjobë. Gjobat vendosen shpesh kur personat dënohen për krime të tilla”, tha avokati i lojtarit. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP