Përplasja Duka-Veliaj, UEFA zbarkon në ditët në vijim në Tiranë: Ndërhyrjet politike të papranueshme!

UEFA maksimalisht e shqetësuar nga ndërhyrjet politike në zgjedhjet e Federatës së Futbollit do të dërgojë këto ditë njerëzit e saj në Shqipëri për të diskutuar në lidhje me këto çështje duke ngritur edhe shqetësimin në lidhje me sigurinë e organizimit të finales së Konference League në Tiranë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia prestigjioze ndërkombëtare e lajmeve Associated Press, në një artikull dedikuar ngjarjeve të fundit në Shqipëri që kanë gjetur pasqyrim edhe në media të ndryshme botërore. Në fillimisht fillimisht jepet lajmi për shpërthimin e lëndës plasëse në shtëpinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, teksa më pas bën të ditur se ky incident, ka nxitur qeverinë europiane të futbollit, të ngrejë shqetësimin e sigurisë në lidhje me Tiranën si qytet mikpritës i finales së Europa Conference League në 25 maj.

UEFA i ka komunikuar Associated Press se zyrtarë të saj do të udhëtojnë shpejt në Shqipëri për të diskutuar në lidhje me shqetësimet e fundit për ndërhyrjet politike në sport para zgjedhjeve për postin e Presidentit të Federatës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?