Përplasje mes tifozëve të Celtic dhe Rangers në Kupë, Bajrami shënon por ekipi i tij eliminohet (VIDEO)

Celtic është gjysmëfinalisti i tretë i këtij edicioni të Scottish Cup, pasi eliminoi rivalin e përjetshëm Rangers në një përballje dramatike në çerekfinale.

Sfida e zhvilluar në Ibrox Stadium në Glasgow përfundoi pa gola si në kohën e rregullt ashtu edhe pas 30 minutave shtesë, duke bërë që fituesi të përcaktohej vetëm pas goditjeve të penalltive.

Nga pika e bardhë, skuadra vendase gaboi dy herë. Të vetmit që shënuan për Rangers ishin Nedim Bajrami dhe Ryan Naderi, ndërsa lojtarët e Celtic u treguan të saktë në katër tentativat e tyre, duke siguruar kështu kualifikimin për në gjysmëfinale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund të ndeshjes situata u tensionua ndjeshëm. Në fushë shpërthyen përplasje mes tifozëve të dy skuadrave, të cilët pushtuan terrenin e lojës duke krijuar skena kaotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?