Përrallat e mediave serbe: Plisat do të sulmojnë kapitenin Ivanoviç
Portali serb “Kurir” ka publikuar një mesazh në rrjetin social Facebook.
Në të shkruan se grupi i tifozëve shqiptarë “Plisat” është duke planifikuar të sulmojë nënkryetarin e Federatës së Futbollit të Serbisë, dhe kapitenin Branislav Ivanoviç.
Përmbajtja e mesazhit të publikuar, në gjuhën angleze. Kjo mbase për të tërhequr vëmendjen e medieve ndërkombëtare.
Ndoshta mediat serbe kanë nisur të xhelozohen se në “Elbasan Arena” prag-ndeshja Shqipëri-Serbi është kthyer në një ditë feste.
Atmosfera është krejt ndryshe nga prag-ndeshja e 14 tetorit, Serbi-Shqipëri kur serbët e kthyen atë në një takim prag-lufte.
Ata harruan se “Ivani i Tmerrshëm” me shokë ndodhej atë natë në stadium dhe u fut lirisht në fushë, duke shkaktuar trazira, çka edhe solli humbjen në tavolinë të ndeshjes nga Serbia.
KOHA JONË SONDAZH

