Përsëritet shorti i Championsit/ Finale e parakohshme PSG-Real, Interi sfidon Liverpoolin

Shorti i Champions League ka rezervuar duele spektakolare. Goglat këtë herë nuk kanë qenë aspak me fat për Interin, që do të ketë një ndeshje shumë vështirë ndaj Liverpoolit. Dueli tjetër i madh do të jetë mes PSg dhe Real Madridit, një finale e parakohshme në këtë fazë.

Bayerni ka qenë më fat, pasi goglat i rezervuan Salzburgun ndërkohë që City do të sfidojë Sportingun. Juventusi do të ketë një duel jo shumë të vështirë ndaj Villarealit. Ndeshjet janë programuar për t’u zhvilluar në 15/16/22/23 shkurt dhe 8/9/15/16 mars.

DUELET E 1/8-ve

Salzburg-Bayern Munich

Sporting-Manchester City

Benfica-Ajax

Chelsea-Lille

Atletico Madrid-Manchester United

Villareal-Juventus

Inter-Liverpool

PSG-Real Madrid

Image

 

SHKARKO APP