Përshëndeti tifozët pas dopietë së fundit, gjesti i Haaland tremb tifozët

Erling Haland përshëndeti tifozët e tij pas ndeshjes së fituar në Bundesliga kundër Greuther Furth falë dygolëshit të tij. E ardhmja e tij është në qendër të zërave të merkatos, nuk ka kaluar pa u vënë re ndalesa e tij për të përshëndetur publikun në ndeshjen e fundit të 2021 në shtëpi për Borussia Dortmund.

Norvegjezi ka qëndruar për një kohë të gjatë në fushë, ka bërë xhiron e gjithë stadiumit për të falënderuar çdo cep të Signal Iduna Park, duke marrë duartrokitje nga të gjithë.

Ka nga ata që e kanë parë si një përshëndetje lamtumire për të nisur një aventurë të re, por edhe nga ata që e kanë parë thjesht si një gjest respekti ndaj tifozëve verdhezi. Raiola e ka përjashtuar disa ditë më parë që e ardhmja e Haaland mund të ndryshojë që në janar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?