Përshëndetja ushtarake ndaj Shqipërisë, Nedved zbulon qëndrimin për Demiral

Pavel Nedved sqaroi para aksionarëve të Juventusit pozicionin e klubit në raport me gjestin e Merih Demiral, mbrojtësit turk, i cili, gjatë dy ndeshjeve të fundit eliminatore të kombëtares së tij, ndaj Shqipërisë dhe Francës, përshëndeti në mënyrë ushtarake.

 

Shumë aksionarë, gjatë mbledhjes, i kishin kërkuar shpjegime për këtë klubit. Përgjigja erdhi nga zv.presidenti, Pavel Nedved: “Unë isha ai që ndërhyra personalisht te Demiral, e pyeta për atë gjest, që kishte vendosur ta bënte krejt ekipi kombëtar turk. E pyeta për situatën dhe ai ma shpjegoi. Ky gjest, në vetvete, nuk nënkupton ndonjë shkelje të kodit të etikës për ne. Nëse do të sanksionohet nga FIFA, atëherë do të përshtatemi me vendimmarrjen tonë”.

SHKARKO APP