Peshëngritësit në protestë: Duam zgjedhje të parakohshme
Pas skandalit të dopingut ku u përfshi peshëngritësja Romela Bega, kreu i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Elez Gjoza dha dorëheqjen.
Por një ditë pas këtij vendimi peshëngritësit janë ngritur në protestë. Të mbledhur sot përpara dyerve të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme për kryetarin e ri, duke mos pranuar që Gjozën ta zëvendësojë Gudar Beqiraj duke u shprehur se kjo nuk është pronë e Gjozës që të lërë zëvendësuesin e tij.
Peshëngritësit e vjetër dhe ata të rinj në këtë protestë kërkuan zgjedhje të parakohshme për president të ri i cili do të organizojë kampionatin europian.
KOHA JONË SONDAZH

