Peshëngritja në zi, shuhet ish-sportisti dhe ish-trajneri i njohur, Haki Agalliu

Haki Agalliu

Peshëngritja shqiptare ka humbur të premten një tjetër figurë, pasi është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare Haki Agalliu. Ai ka qene peshëngrites dhe trajner i ekipit të “Partizanit” dhe ekipit Kombetar që nga vitet 1960.

Në vijim, ai ka kryer edhe detyrën e anëtarit të Komitetit Drejtues të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes për 8 vjet, nga viti 2004, deri në 2008-ën, gjatë drejtimit të saj nga Presidenti Esat Ademi.

Emri i Haki Agalliut është emër i respektuar i peshëngritjes shqiptare në disa dekada dhe për këtë kontribut, Ademi e propozoi emrin e tij për dekorimin nga Federata Evropiane e Peshëngritjes (EWF), propozim që u miratua në vitin 2008. Me ndarjen e tij nga jeta, shtanga shqiptare humb një tjetër peshë të rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Haki Agalliu

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?