Peter Olayinka: Të përmbyset bota, nuk kthehem më në Kukës!
Nigeriani Peter Olayianka besohet se pas pezullimit 4 muaj do të shitet nga Skënderbeu, në një klub të huaj. Megjithatë sulmuesi që ishte pjesë e Bylis, kaloi gjatë verës tek Kukësi dhe përfundoi tek Skënderbeu, ku edhe shkëlqeu gjatë pjesës së parë të garës, reagoi dje duke sqaruar se nuk ka firmosur asnjëherë me Kukësin. Ai u pezullua me katër muaj nga Disiplina, pasi pretendohet se ka firmosur tre kontrata në një kohë. – “Nuk kam firmosur kurrë me Kukësin. Sikur bota të përmbyset nuk kthehem më në Kukës,” – theksoi Olayinka, pas vendimit që i hoqi të drejtë të vijojë karrierën në pjesën e dytë të këtij sezoni, me kampionët në fuqi. Reagimi i Olayinka ka ardhur para ndeshjes së djeshme me Laçin, ku ai ishte i detyruar ta ndiqte atë nga stadiumi. Sipas tij ka ekzistuar një para kontratë me kuksianët, gjatë verës, por atë e kanë firmosur disa njerëz të tjerë dhe jo ai personalisht. Peter thotë se Skënderbeu do të shpallet kampion edhe sikur ai mos të aktivizohet deri në fund të sezonit. Olayinka, sipas burimeve të klubit korçar, mund të largohet jashtë vendit. Më parë janë interesuar për të klube të huaja dhe ka pasur oferta të mira financiare. Megjithatë, nëse nuk do të realizohet shitja e tij, Skënderbeu do të kërkojë që të hiqet dënimi i tij, ndërsa klubet kanë kërcënuar se do ta çojnë çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
KOHA JONË SONDAZH

