Pezullim për 10 minuta, rregulli revolucionar në futboll

IFAB po mendon të ndryshojë ligjet e lojës dhe të vendosë një pezullim 10-minutësh për futbollistët që protestojnë ashpër para gjyqtarëve.

Sipas mediave të huaja, IFAB gjithashtu dëshiron të prezantojë një rregull që ekziston edhe në regbi, ku kapiteni i ekipit është i vetmi që mund të flasë me arbitrin për disa vendime të marra në fushë.

Burimi i cituar shkruan se IFAB ka testuar rregullin e pezullimit 10 minuta që nga viti 2019, në nivel të të rinjve, i cili ka rezultuar i suksesshëm, me futbollistët që protestojnë duke rënë me 38%.

SHKARKO APP