Piastri fiton duelin ndaj Leclerc, incident në fund mes Perez dhe Sainz

Oscar Piastri fitoi sot pasdite garën e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit në Formula 1, zhvilluar në pistën qytetase të Baku. Ky është suksesi i dytë në karrierë për Piastri, të dy të arritur këtë sezon.

Një garë fantastike e Piastri, që e nisi garën nga vendi i dytë dhe arriti të parakalojë Charles Leclerc në mesin e garës. Një garë spektakolare, nga xhiro e parë deri tek e fundit, garë e mbyllur nën regjimin e makinës viruale të sigurisë, për shkak të aksidentit mes Sergio Perez (Red Bull) e Carlos Sainz (Ferrari), një xhiro nga fundi.

Në podium u ngjit britaniku i Mercedes, George Russell, që përfitoi nga përplasja, duke e mbyllur garën i treti. Një garë fantastike bëri edhe britaniku tjetër Lando Norris me McLaren, që u nis nga vendi i 16-të dhe e mbylli atë në vendin e katërt.

 

SHKARKO APP