Piatek bën gati “valixhet” nga Milani, e kërkojnë dy skuadra angleze

Afrimi i Zlatan Ibrahimovic mund të bëjë që aventura e Krzysztof Piatek të mbyllet shumë shpejt te skuadra e Milanit. E ardhmja e polakutmund të jetë në Premier League, me skuadrën e Aston Villas që është gati të bëjë maksimumin për ta marrë sulmuesin.

Piatek nuk po kalon një moment të mirë me Milanin, ku në 18 ndeshje ka realizuar vetëm 4 herë. Ai është nxjerrë në merkato nga drejtuesit e klubit kuqezi, të cilët preferojnë ta shesin lojtarin që gjatë muajit janar. Me afrimin e Zlatan Ibrahimovicit hapësirat për Piatek janë minimizuar.

Klubi anglez për ta blerë përfundimisht kartonin e Piatek i ofron klubit nga Milanello shumën e 28 milionë paundëve.

SHKARKO APP