Piatek transferohet në Bundesligë, Suso drejt La Ligas
Krzysztof Piatek është shumë pranë një transferimi te Hertha Berlin. Sulmuesi polak luajti mbrëmjen e së martës ndeshjen e fundit me fanellën e shkuarës së Milanit, teksa nuk ka më hapësira në ekip pas afrimit të Ibrahimovic.
Kuqezinjtë pritet që të përfitojnë 30 milionë euro, ndërkohë që polaku e kërkoi vetë këtë transferim për të qenë në formë sa më të mirë për Europianin.
Janë orë vendimtare në merkato për Milanin, që kërkon të sistemojë edhe Suson te Sevilla për 21 milionë euro me 3 milionë euro bonuse. /R.Lika-Koha Jone/