Pickford kishte mbajtur shënime në shishen e ujit para penalltive

Portieri i Anglisë, Jordan Pickford ka mbajtur shënime në shishen e ujit para finales së “Euro 2020” në Wembley. Gardiani i Evertonit kishte mbajtur detaje për goditësit e penalltive edhe ndaj Kolumbisë në vitin 2018 në Kupën e Botës.

Ai kontrolloi shishen para penalltive në Wembley, por asnjë nga lojtarët nuk bëri goditje të thjeshta. Alessandro Florenzi, Giacomo Raspadori, Rafael Toloi, Bryan Cristante, Francesco Acerbi, Alessandro Bastoni dhe Ginaluigi Donnarumma ishin renditur në njërin anë të shishes së Pickford.

Dominico Berradi, Andrea Belotti, Leonardo Bonucci, Federico Bernardeschi dhe Jorginho ekzekutuan penallti për Italinë, teksa Pickford ndali Belottin dhe Jorginhon. Strategjia e tij nuk ishte e mjaftueshme për t’i garantuar suksesin “Tre Luanëve”, të cilët u mundën 3-2. /R.Lika-Koha Jone/

Portieri i Anglisë, Jordan Pickford, kishte shënime në lidhje me penalltuesit e Italisë në shishen e tij të ujit në finalen e Euro 2020

Nga njëra anë, shënimet tregojnë detaje për lojtarët që në të vërtetë nuk përfunduan duke marrë një penallti për Italinë

Por ai taktikë gati se funksionoi - Pickford shpëtoi dy nga penalltitë e Italisë për Anglinë në gjuajtjen në Wembley

 

SHKARKO APP