PIKANTE/Mesfushori i Marokut mbeti në tualet, trajneri i tij vrapon për ta lajmëruar (VIDEO)

Maroku dhe Kroacia nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0 në duelin e vlefshëm për Grupin F të Botërorit “KATAR 2022”. Në nisje të pjesës së dytë, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me mesfushorin maroken Sofjan Amrabat.

Ai kishte mbetur ende në tualet, duke bërë që trajneri i tij të vraponte drejt dhomave të zhveshjes për ta thirrur. Amrabat më pas u filmua nga kamerat duke vrapuar për të zbritur në fushën e blertë.

Siç shkruajtën mediat futbollisti kishte bark!

 

SHKARKO APP