PIKANTE/ Porta dhe mbrojtja e Koresë së Jugut ju besua fisit Kim
Boterori i Katarit Sporti E Enjte, 24 Nëntor 2022 16:40
Koreja e Jugut është një nga Kombëtaret më të forta aziatike, teksa një gjë të tillë e tregoi dhe ndaj Uruguait, duke marrë një barazim pa gola.
Trajneri Paulo Bento rikuperoi kapitenin Son, ndërkohë në formacionin e përzgjedhur nga trajneri portugez bien në sy pesë lojtarët me mbiemrin Kim!
Porta dhe katër mbrojtësit quhen Kim, një emër shumë i përdoruar në Korenë e Jugut, që sfidon Uruguain në takimin e parë në grupin E.