Pinamonti transferohet te Sassuolo, Interi arkëton 20 milionë euro
Andrea Pinamonti më në fund gjen skuadër. Sulmuesi i Interit është transferuar te Sassuolo për shifrën e 20 milionë eurove. Sulmuesi italian do të zëvendësojë Scammaca-n, i cili u transferua te West Ham.
Pinamonti e kaloi sezonin e fundit në huazim tek Empoli, teksa shënoi 13 gola në Serie A me skuadrën toskane. 23-vjeçari është grumbulluar nga Mancini te kombëtarja italiane, por ende nuk ka debutuar me të kaltrit.
Pinamonti do të kryejë testet mjekësore të enjten. Më pas do të vijë firma në kontratë (4+1 vite), teksa sulmuesi do të përfitojë rreth 2 milionë euro në sezon nga marrëveshja e arritur me Sassuolon.
KOHA JONË SONDAZH

