Pioli do të shkarkohet nëse Milani nuk arrin të kualifikohet në Champions

Humbja në derbi ishte një goditje e rëndë për Milanin, që tashmë e sheh veten edhe më larg nga objektivi për të arritur në zonën Champions. Stefano Pioli deri më tani ka arritur 8 fitore, 5 barazime dhe 5 humbje në stolin e Milanit, ndërsa kuqezinjtë tani e shohin veten plot 10 pikë larg Atalantës.

Sipas mediave pranë klubit kuqezi, strategu italian ka firmosur deri në verën e 2021-shit me Milanin dhe drejtuesit nuk i kanë vënë kusht kualifikimin në zonën Champions, por tani është e qartë që nëse kuqezinjtë nuk renditen në katërshen e parë tekniku nuk do të konfirmohet për verën e ardhshme.

Momentalisht alternativa e përfolur për të pasuar Piolin është ajo e gjermanit Ralf Rangnick, që pritet të vijë me rolin e dyfishtë të trajnerit dhe drejtorit sportiv, pas një eksperience të njëjtë te gjermanët e Leipzig.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë së fundi ka dalë në skenë edhe rikthimi i bujshëm i Massimiliano Allegrit, i cili ka drejtuar kuqezinjtë edhe në periudhën 2010-2014, duke i dhënë titullin e fundit kampion. Massimiliano Allegri është i papunë që prej verës së kaluar kur u largua nga Juventusi dhe ndonëse shumë klube kanë marrë informacione për të, ai vendosi që të qëndronte.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?