Pioli: Dua 3 pikët poshtë pemës, ja si mund ta mundim Atalantën

Milani do të mbyllë një vit shumë të vështirë, me një duel delikat ndaj Atalantës. Trajneri Stefano Pioli gjithsesi beson se kuqezinjtë mund të marrin një rezultat pozitiv në Bergamo.

“Atalanta ka ndërtuar një ide loje prej vitesh me Gasperinin, ndërsa ne jemi ende duke punuar për këtë, megjithatë kemi të gjitha mundësitë t’ia dalim në Bergamo. Dua tre pikët nesër poshtë pemës. Duhet të japim më të mirën dhe të luajmë si të jetë ndeshje finale, pasi vetëm kështu mund të marrim maksimumin përballë një kundërshtari shumë të fortë.

Për momentin është e ndaluar të flasim për merkaton. Duhet të tregojmë respekt maksimal për futbollistët që kemi në organikë dhe kur të jetë koha e merkatos, do mendojmë edhe për të. Formacionin për nesër e kam vendosur, por vetëm në mëngjes do t’ua them lojtarëve. Shpresoj të jetë një e diel e mirë për ne”, tha trajneri i Milanit.

 

 

 

SHKARKO APP