Pioli: E meritonim këtë titull, kishim më shumë vazhdimësi se Interi
Stefano Pioli është shprehur shumë i kënaqur pas titullit kampion në Seria A. Strategu i kuqezinjve ka përgëzuar lojtarët e tij ndërkohë që theksoi se ekipi i tij kishte më shumë vazhdimësi se Interi.
“Jam i lumtur për lojtarët e mi, për mua, për stafin tim, për klubin dhe për tifozët tanë fantastikë. E meritojmë këtë titull, për nga mënyra si kemi luajtur dhe si kemi punuar. Kemi patur më shumë vazhdimësi se Inter-i: ndeshja e fundit që kemi humbur ka qenë ajo kundër Spezia-s, që nuk duhej ta kishim humbur.
Kemi fituar ndeshje të vështira, dy herë kundër Roma-s, dy herë me Lazio-n, me Napoli-n, kemi përmbysur një derbi… Maldini dhe Massara më kanë qëndruar gjithmonë në krah, nëse arrin në këto nivele ndodh sepse i gjithë ambienti ka dhënë maksimumin”.
Unë jam argëtuar duke punuar me këta lojtarë. Jemi nisur me idenë për të përmirësuar renditjen e sezonit të kaluar, duke e ditur se ekzistonte mundësia për të luftuar për diçka të rëndësishme. Lojtarët e mi janë të fortë sepse drejtuesi kanë ndërtuar një përzierje fituese mes futbollistëve të rinj dhe ekspertë, me mentalitetin e duhur”, tha Pioli.
KOHA JONË SONDAZH

