Pioli ende pa grupin e plotë, mungojnë Rebic dhe Calhanoglu

Milani e ka nisur më këmbën e mbarë sezonin në Itali dhe në Europë. Trajneri Pioli nuk mund të jetë plotësisht i qetë, pasi nga infermieria nuk vijnë fort lajme të mira. Kjo pasi dy prej titullarëve si Ante Rebic dhe Hakan Calhanoglu vijojnë të jenë të dëmtuar dhe tani është konfirmuar plotësisht mungesa e tyre si në sfidën e të hënës ndaj Romës, ashtu edhe ndaj Spartës së Pragës të enjten.

Kroati ka nisur të stërvitet i veçuar, por ndjen akoma dhimbje në bërrylin e dëmtuar në ndeshjen përballë Crotones më 4 tetor, ndërsa turku ka një kavilje të ënjtur dhe vijon të qëndrojë pushim, nën monitorimin e mjekëve. Calhanoglu ka një shembje në kavilje dhe do të mungojë më gjatë. Tekniku i Milanit pret me padurim rikuperimin e dy futbollistëve që janë vendimtar në skemat e tij.

SHKARKO APP