Pioli “fshihet”: Interi favorit për titullin, derbi nuk do të jetë vendimtar
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është shfaqur shumë i qetë në prag të derbit ndaj Interit. Strategu i njohur ka kërkuar që të ulë presionin ndaj lojtarëve të tij, duke thënë se rivalët për momentin janë favorit.
“Skuadra është mirë, në kushte optimale fizike dhe mendore. Është gati për këtë derbi. Derbi mbetet derbi, një ndeshje historike. Rëndësi ka të luash dhe më pas të fitosh. Përgatisim çdo ndeshje për ta fituar, imagjinoni si e kemi përgatitur këtë. E dimë vështirësinë e sfidës dhe forcën e kundërshtarit. Nuk do të jetë një ndeshje vendimtare për kampionatin, por do të jetë për ambientin dhe popullin kuqezi”.
Interi ka cilësi fizike, teknike dhe taktike. Janë mirë dhe kanë lojtarë që mund të vendosin fatin e ndeshjes. Siç kemi edhe ne. Interi mbetet favorit për fitimin e titullit, pasi është kampionia në fuqi. Janë një skuadër shumë e fortë dhe kompakte.
Përballen dy sulmet më të mira të Serie A, prandaj besoj se skuadra që do të mbrojë më mirë, do të ketë mundësi të fitojë ndeshjen. Derbin e kaluar e humbëm, por që atëherë kanë ndryshuar shumë skuadrat, si ne edhe ata. Kanë një trajner të ri dhe lojtarë me karakteristika të ndryshme, por ndeshjet derbi janë gjithmonë të vështira për tu parashikuar”, deklaroi Pioli.
KOHA JONË SONDAZH

