Pioli: I druhem ekipeve me mungesa, Vlahovic sulmues i rrezikshëm

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, i druhet skuadrës së Fiorentinës. Ish-strategu i vjollcëve e di mjaft mirë se në Firence është shumë e vështirë për të marrë pikët e plota ndaj dhe ka kërkuar kujdes maksimal nga lojtarët e tij.

“Grupi e di vështirësinë e ndeshjeve dhe e kupton që është një moment i rëndësishëm në kampionat. Fitoret vlejnë gjithmonë tre pikë, por ndeshja kundër Fiorentinës peshon shumë.

Kam gjithmonë frikë nga skuadrat që janë në vështirësi për shkak të mungesave. Na ka ndodhur edhe ne dhe kemi gjetur më shumë energji dhe vendosmëri. Pastaj po flasim për një skuadër që ka një identitet të fortë dhe ata që do të luajnë e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Fiorentina do të jetë një kundërshtar shumë i vështirë. Vlahovic është rritur shumë. E kam stërvitur kur ishte shumë i ri, por që atëherë tregonte potencial të madh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një sulmues shumë i mirë. Italiano është një trajner shumë i mirë, ka bërë gjithmonë mirë. Është i ri, por me ide të qarta. Po bën një punë shumë të mirë, duke i dhënë identitet skuadrës së tij. Për mua nuk do të jetë kurrë një ndeshje normale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?