Pioli: Ibra në Sanremo? Sonte do të shoh Juventus-Spal!
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, foli në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Udineses. Strategu i Milanit deklaroi se sonte në mbrëmje do të shohë Juve-Spal dhe jo Ibrahimovic që do të jetë i ftuar në Sanremo.
“Pa tifozë, të luash në shtëpi ose jashtë nuk është aq vendimtare dhe rezultatet e kampionatit e vërtetojnë këtë gjë, me më shumë fitore jashtë se sa brenda. Ajo që ka rëndësi është që nesër të kemi një ndeshje të rëndësishme kundër një kundërshtari të vështirë që na shkaktoi vështirësi edhe në ndeshjen e parë. Ne vijmë nga një fitore në një ndeshje direkte, por tani duhet të kemi vazhdimësi.
Mungesa e Ibrës? Ai ka treguar se është një kampion, por lideri jonë është loja dhe këtë gjë e treguam ndaj Romës. Nëse luajmë kështu, mund t’i mbyllim ndeshjet edhe pa Ibran dhe Calhanoglu. Kemi shumë futbollistë që mund të bëjnë lëvizjen fituese.
Tani vjen një moment vendimtar për sezonin, sepse do të vendoset për pozicionet përfundimtare. Ibra është një armë më shumë, por edhe pa të mund të bëjmë mirë. Sonte do të shoh Juve-Napoli. Sipas meje Sanremo mban shumë vonë dhe nuk mund ta shoh dot”, u shpreh Pioli.