Pioli: Ibra një shembull për të gjithë, grupi i bashkuar!

Milani kërkon që të ruajë vazhdimësinë në Seria A, por edhe vendin në Europa League, që e ka rifituar deri më tani. Trajneri Stefano Pioli këtë fundjavë do të ketë një duel special ndaj ish-skuadrës së tij, Forentinës.

“Është një ndeshje ndryshe, sepse kanë ndodhur gjëra që më kanë ngelur në mendje. Të gjithë pas tragjedisë së Astorit kemi qenë të një situatë që na transformoi në mënyrë pozitive. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e komplikuar, ndaj një ekipi që është ndërtuar shumë mirë. Duhet të luajmë me besim, sepse djemtë janë mirë dhe mund ta tregojnë.

Ibra një frymëzim? Me dëshirën e tij, mund të arrihet në perfeksion. Jemi një nga skuadrat që kemi përqindjen më të ulët të realizimit, kjo do të thotë se mungon uria e duhur. Ai është bërë një kampionat dhe po na ndihmon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me të kam një raport, të respektit absolut, si futbollisti me trajnerin. Kam respekt të ndërsjellë dhe një marrëdhënie shumë të mirë, si me të gjithë. Të gjithë duam të tregojmë se jemi të denjë për këtë klub. Sekreti është pasioni, që ju bën të bëni gjëra me më shumë intensitet dhe vëmendje”, deklaroi Pioli në prag të duelit ndaj Fiorentinës. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?