Pioli: Ibrahimovic është mirë, por nuk gati për të luajtur 90 minuta
3 ndeshje pa shënuar asnjë gol dhe shumë zëra në merkato. Milanit i Piolit është gati për t’u ringritur, teksa këtë javë do të ketë një ndeshje të vështirë në transfertë ndaj Cagliarit. Strategu i kuqezinjve ka folur edhe për situatën e Zlatan Ibrahimovic, i cili sipas tij ende nuk është gati për të luajtur gjithë ndeshjen.
“Kjo është një javë e rëndësishme, sepse duam që ta transformojmë volumin e lojës në kualitet. Objektivi i parë është që të punojmë në këtë aspekt. Ibrahimovic është i motivuar dhe i gatshëm që të jetë vendimtar. Cagliari mori një rezultat negativ në ndeshjen e fundit, por kanë bërë një kampionat të shkëlqyer. Ne do të mendojmë për t’u kthyer te fitoret.
Ibra nga fillimi? Është mirë dhe po përmirësohet. Por nuk ka ende 90 minuta në këmbë, Do të vendos se kur do ta aktivizojë. Është një futbollist me personalitet të fortë dhe kemi diskutuar në vazhdimësi. Të kuptoj se çfarë i duhet atij është e rëndësishme, për pozicionin në fushë. Është një kampionat dhe duhet të shfrytëzohet në mënyrën e duhur.
Kemi edhe 60 pikë në dispozicion, duhet të provojmë që të marrim sa më shumë të jetë e mundur”, deklaroi Pioli. /R.Lika-Koha Jone/