Pioli: Ibrahimovic nuk do të jetë, por ne jemi të fortë edhe pa të!
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli foli sot në konferencë për shtyp përpara ndeshjes së nesërme ndaj Torinos dhe u nis sidomos nga humbja me Juventusin. Më tej strategu shtoi se ekipi i tij është i motivuar për të bërë mirë, ndërkohë që konfirmoi edhe mungesën e Ibrahimovic.
“Në një sezon të komplikuar ka situata që mund të ndodhin. Ne kemi disa vështirësi, por është e kotë të harxhojmë energji në gjëra që nuk mund t’i kontrollojmë, pasi duhet gjetur zgjidhje. Skuadra po bën mirë, po luan dhe kështu ata duhet të bëjnë nesër në mbrëmje. Nuk kishte nevojë për ndërhyrjen time për të ngritur moralin e lojtarëve, siç edhe moralin e Piolit. Ata e dinë se luajtën një lojë të bukur dhe duhet të mendojnë për ndeshjet e ardhshme. Ekziston vetëdija për cilësitë tona dhe besimi në mjetet tona.
Bennacer dhe Saelemaekers? Në parashikimet tona dhe të personelit mjekësor do të kthehen në Cagliari. Ata janë mirë por nuk e kanë detyruar ritmin e shpejtë dhe nuk mund të nxitohemi. Ibra? Edhe ai nuk duhet të nxitohet. Punoi pak me ekipin por sbesoj se do të luajë ndaj Torinos”.
Nesër do të duhet të shtrëngojmë dhëmbët, nëse do të shtoheshin edhe dy mungesa të tjera do të kishim shumë lojtarë jashtë. Duhet të rezistojmë, duhet të bëjmë mirë. Nëse nesër do të kishte 7-8-9 lojtarë që do të mungonin, do të ishte normale të kalonim në vështirësi, por së shpejti lojtarët do të kthehen dhe mund t’i rrisim rotacionet”, u shpreh trajneri i Milanit.