Pioli: Ibrahimovic nuk është gati, Donnaruma do qëndrojë gjatë te Milani!
Në prag të duelit ndaj Romës trajneri i Milanit, Stefano Pioli foli për shumë tema në konferencën për shtyp, ku fillimisht u ndal te Ibrahimovic.
“Ai ka punuar shumë dhe është mirë. Ai zhvilloi seancën e parë stërvitore me ekipin, por ende nuk është i gatshëm të luajë. Për këtë arsye nuk do të grumbullohet për këtë ndeshje. Do të punojë edhe nesër, por nuk do të jetë as në stol.
E ardhmja e Donnarumma? Ai është i qetë dhe i angazhuar plotësisht te Milani. Natyrisht, do të marrë vendimin më të mirë për veten. Unë nuk kam biseduar me të për këtë, mendojmë vetëm për kampionatin. Sidoqoftë, nuk e shoh shumë larg nga ky klub. Kjaer do të jetë me ne, nëse mund ta përfundojë stërvitjen e sotme. Ai ka personalitet dhe është inteligjent.
Unë jam gjithashtu i lumtur me rikuperimin e Duarte, sepse ka cilësi të veçanta. Duke marrë parasysh faktin se nuk do llogarisim dot Musacchio, kemi nevojë për të gjithë lojtarët. Bennacer është një lojtar me fizik të jashtëzakonshëm. Tani po përmirësohet edhe në anën taktike. Ai do të bëhet një lojtar i nivelit të lartë, po rritet shumë”, deklaroi strategu i kuqezinjve.