Pioli: Ibrahimovic pikë referimi, nuk kemi nevojë për shumë blerje!

football, san siro, TIM CUP 2019-20 ac MILAN vs fc JUVENTUS 1-1 in the photo: PIOLI STEFANO AND IBRAHIMOVIC PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright: xFototricaricox/xIPAx/xFototricaricox 0

Drejtuesit e Milanit vijojnë negociatat për rinovimin e kontratës me Zlatan Ibrahimovic, ku po vuajnë jo pak për të gjetur akordin për pagën, për sulmuesin 39-vjeçar trajneri i kuqezinjve Stefano Pioli është optimist se do të gjendet gjuha e përbashkët.

“Ibra është një profesionist i madh, i cili u mëson futbollin më të rinjve. Është një pikë referimi për shokët e skuadrës dhe për më tepër, di të respektojë rolet në ekip. Sekreti i Ibrës është dëshira për të fituar dhe për t’u përmirësuar vazhdimisht”, deklaroi trajneri i Milanit.

Trajneri i ka idetë e qarta për merkaton, pasi kërkon pak afrime, por të goditura dhe kryesisht në repartet ku skuadra ka vërtetë nevojë.

“Milani nuk ka nevojë për shumë blerje, pasi kemi një bazë të ekipit tashmë. Na duhen pak lojtarë, por e rëndësishme është të marrim të duhurit dhe në pozicionet e duhura. Kam besim se shoqëria do të dijë të gjejë zgjedhjet më të mira, pasi jam në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit”, tha Pioli.

SHKARKO APP